Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh) dhe Komunën e Gjakovës, si dhe përkrahjen e Qeverisë së Luksemburgut, ka lansuar brendimin e programit të Vizitave në Shtëpi.
Vizita në Shtëpi është program që implementohet nga Ministria e Shëndetësisë në nivel lokal për kujdes parësor dhe mbështetet nga UNICEF dhe Qeveria e Luksemburgut, si dhe ka arritur të shtrihet tashmë në 22 komuna të Kosovës.
Që kur ka filluar ky program, në vitin 2015, e deri më tani janë vizituar 30000 fëmijë, si dhe janë trajnuar 700 infermierë, kryesisht të Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilët kanë ofruar shërbime dhe këshilla për prindërit e rinj, sidomos nënat dhe fëmijët e tyre.
Përgjatë ceremonisë së sotme të lansimit të brendimit të këtij programi, që u mbajt në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini falënderoi UNICEF-in dhe Ambasadën e Luksemburgut si dhe Ministrinë e shëndetësisë për shtrirjen e programit të vizitave në shtëpi.
Ai njëherit ka folur për rolin jetik që kanë në drejtim të implementimit në praktikë të këtij programi të gjithë infermierët dhe stafi mjekësor. “Jam mahnitur kur e kam kuptuar që infermieret i dinë të gjithë emrat e fëmijëve dhe anëtarëve të familjes të cilët i vizitojnë si dhe gjendjen e tyre. Kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë për ne si komunë sepse po kuptojmë që ka shërbim efikas në të gjithë komunën dhe sidomos aty ku ka nevojë për ne”, ka thënë Gjini.
Edhe ambasadorja e Luksemburgut, Natasha Gomes është shprehur tejet e kënaqur për bashkëpunimin me UNICEF dhe faktin që Qeveria e saj po përkrah një program kaq me rëndësi për familjet në Kosovë. “Jemi tejet të kënaqur që po ndihmojmë përmes UNICEF dhe Ministrisë së Shëndetësisë familjet e Kosovës”, ka thënë ajo.
Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin u zotua se UNICEF edhe më tutje, do të mbështes implementimin e Vizitave në Shtëpi me qëllim që të arrihet tek çdo fëmijë dhe nënë në Kosovë.
Ai ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e Luksemburgut për përkrahjen derisa ka bërë të ditur se programi do të vazhdojë. Në fund të ceremonisë, QKMF-së në Gjakovë i është dhuruar edhe një veturë ng UNICEF-i, për realizimin e vizitave në shtëpi me qëllim të arritjes deri te çdo fëmijë në Komunën Gjakovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare