Site icon Telegrafi

“Unë u riktheva”, Besar Halimi me një video unike zyrtarizohet si futbollist i ri i Brondbyt

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi edhe zyrtarisht është rikthyer te Brondby.

Ylli nga Gjilani edicionin e kaluar ishte i huazuar tek gjiganti danez nga skuadra gjermane Mainz.

Brondby ka blerë nga Mainzi mesfushorin nga Kosova, por shuma e këtij transferimi nuk është bërë e ditur.

Gjithsesi në klubin danez janë tejet të lumtur që kanë arritur ta rikthejnë në skuadër Besarin.

Halimi do ta bartë fanellën me numrin pesë tek skuadra verdh e kaltër, ndërsa edicionin e kaluar barte fanellën me numrin 18.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me nën kampionët e Danimarkës.

Me fanellën e Brondbyt vitin e kaluar, Halimi kishte zhvilluar në total 38 ndeshje duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë.

Fituesit e Kupës së Danimarkës e kanë prezantuar Halimin me një video unike, ku shfaqen momentet më të mira të tij te Brondby.

“Unë i riktheva”, ishin fjalët e yllit të madh të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version