LAJMI I FUNDIT:

“Unë mendoj se Barcelona do të duhej të marrë sanksione për rastin Negreira” – Tebas nuk kursehet dhe përgjigjet për akuzën rreth korrupsionit të gjyqtarëve

“Unë mendoj se Barcelona do të duhej të marrë sanksione për rastin Negreira” – Tebas nuk kursehet dhe përgjigjet për akuzën rreth korrupsionit të gjyqtarëve

Barcelona aktualisht është ende duke u hetuar nga autoritetet në lidhje me rastin famëkeq Negreira, që për herë të parë shpërtheu në shkurt 2023.  

Akuzat për korrupsion sportiv janë aktive, veçanërisht në lidhje me pagesat që klubi katalanas i bëri Enriquez Negreira gjatë kohës së tij si zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (KTA). 

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka folur rregullisht për këtë çështje në 19 muajt e fundit, dhe ai tha fjalën e tij të fundit gjatë “The Ëild Project”, një podcast i organizuar nga Jordi Wild.  


Tebas pranoi se pret që Barcelona të shpallet fajtore në këtë çështje – për një dënim të mundshëm, ai gjithashtu beson se mund të jetë diçka e papritur. 

“(Barcelona) do të përfundojë duke marrë një sanksion, megjithëse nuk do të jetë një sanksion si ato që kanë thënë mediat”, deklaroi Tebas. 

Barcelona ka mohuar rregullisht akuzat për këtë çështje. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet çështja dhe për momentin nuk ka të dhëna se kur do të përfundojë hetimi në vazhdim. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Boks
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Katër kandidatët e mundshëm të Juventusit për të zëvendësuar Mottan

Katër kandidatët e mundshëm të Juventusit për të zëvendësuar Mottan

Serie A
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

La Liga
Kalo në kategori