Marin Mema
Unë jam shqiptar Kosove, sepse stërgjyshërit e mi kanë dhënë shpirtin për këtë vend.
Unë jam shqiptar Kosove, sepse stërgjyshërit e mi nuk shihnin kufij mes Shqipërisë.
Unë jam shqiptar Kosove, sepse e kam njohur çdo element të masakrave të tmerrshme të bëra mbi vëllezërit e motrat e mija kosovarë!
Unë jam shqiptar Kosove, sepse respektoj Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Isën e madh, Azem e Shotë Galicën, Sulejman Vokshin, Idriz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Delinë, Shaqir Smakën e shumë të tjerë. Ata janë heronj për mua! Ata kanë një gjak me mua!
Unë jam shqiptar Kosove, sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë, luftuan për të njëjtin flamur, sepse në shpirtin e tyre ishte i njëjti vrull si burrat e qëmoti!
Unë jam shqiptar Kosove, sepse kurrë nuk do të pranoj që historinë të ma bëjë ndonjë burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert, Hashim apo diçka tjetër.
Unë jam shqiptar Kosove, sepse gjaku nuk bëhet ujë, sepse gjakun edhe pse unë jam nga Kolonja e kam të njëjtë me çdo shqiptar Kosove! E këtë nuk e ndalon askush!
Nuk prishet e përçudnohet historia, sepse disa tuafër (më qëllim) duan të ngrënë pengesa e bile edhe ”armë” moderne dukë ndezur armiqësi mes të njëjtit komb! Nuk dua të di nëse në pushtët është Edi apo Lulzimi (sepse për çështjen kombëtare nuk ka të majtë e të djathtë, nuk ka as flamuj politikë), por atë që s’mundët ta ndalojë askush nga këta BURAT më një R është të qënit shqiptar, të menduarit bashkë, të ecurit bashkë, drejt një historie që do apo s’do Enverushi është e përbashkët!
Historia nuk është lodër, nuk është telekomandë ku çdo kush mund të shtypë stacionin që dëshiron, por është identitet, pasion, ndjenjë, është gjak, është e mbetet HISTORI! Ndaj shpesh është më mirë të heshtësh se të rrokullisesh! Hesht Enverushkë është më burrërore se të hollosh zërin e të bësh si burrë! Ti nuk bëhesh kurrë burrë dukë mohuar historinë!
Unë e kuptoj se të jesh pushtetar si këta, nuk të intereson identiteti kombëtar, por kjo s’do të thotë se ne, njerëzit e thjeshtë duhet të hapim rrugë, e të lejojmë këta pseudo-shqiptarë të hapin gojë e të nxjerrin të vjella antikombëtarë! Historinë e bëjnë burrat e jo gjysmë-burrat!
Unë jam shqiptar Kosove dhe i tillë do të mbetem! Ndaj Enverushërit dhe gjithë çeta pas tij duhet të kafshojnë gjuhën nëse nuk u pëlqen, duhet ta bëjnë më zor, sepse fatin e shqiptareve të Kosovës nuk e vendos askush tjetër përveç historisë që ka drithëruar çdo shtëpi në atë tokë!
I ndjeni klithmat? I ndjeni vuajtjet? Po masakrat, vrasjet, ndyrësitë, i ndjeni? E pra, ato janë shpirtra, shkuan për të qënë të lirë, e jo për t’u drejtuar nga askush që për interesa personale shpik, mohon, hedh poshtë, shkel identitetin, siç po bëjnë ca nga pushtetarët xhepa plotë e shpirt të boshatisur!
Unë jam shqiptar Kosove, e këtë s’ma ndalon askush! Historia është për burrat e jo për dallaveraxhinjtë!
PS: Kush u mërzit le të kërkojë yjësinë në qiellin blu për hir të pushtetit të disave… Në të tjerët nuk kemi ndasi, përkundrazi jemi shqiptarë Kosove, Çamërie, Sanxhaku, Presheve, Plavë e Gucie, Podgorice, Shkupi e kështu më radhë!
Jemi shqiptarë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze