Heidi Baci dhe Romeo Veshaj gjatë këtyre ditëve janë komentuar tejet shumë për raportin e tyre.

Në spektaklin e së martës u tha se prezantuesi po i bën presion modeles shqiptare.


Teksa kanë sqaruar këtë pjesë në oborr, Heidi ka filluar të qajë duke treguar se nuk po ndihet mirë.

Screenshot 1 98 Foto: Screenshot/Instagram

Romeo në anën tjetër po ashtu u përlot dhe tha se nuk dëshiron që të jetë arsyeja që ajo të qajë.

"Nuk dua të jem motivi që ti të qash. Nuk e dua. Nëse të kam bërë presion, të kërkoj falje", iu drejtua ai.

Moderatori i "Më lër të flas" tutje theksoi: "Unë dua të jem ai që të bën për të qeshur".

Pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë kjo marrëdhënie e dyshes së famshme. /Telegrafi/