LAJMI I FUNDIT:

Uli Hoeness tregon se ku do të transferohet Matthijs de Ligt

Uli Hoeness tregon se ku do të transferohet Matthijs de Ligt

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka lënë të kuptohet se Matthijs de Ligt ka një shans të madh për t’u larguar këtë verë.

Kur u pyet për lidhjet e holandezit me Man United , Hoeness tha se është shumë e mundur që De Ligt të transferohet në Old Traford.

“Është e mundur që një mbrojtës të largohet”, deklaroi fillimisht Hoeness.


Erik ten Hag thyen heshtjen dhe flet për transferimin e De Ligt te Man Utd
Lexo po ashtu Erik ten Hag thyen heshtjen dhe flet për transferimin e De Ligt te Man Utd

“De Ligt është holandez, trajneri i Manchester United është holandez… Nuk do të kisha asnjë problem nëse ai qëndron. Personalisht, unë nuk do ta shisja Upamecano”, tha Hoeness.

Djajtë e Kuq thuhet se kanë rënë dakord për kushtet personale me De Ligt, i cili i ka thënë agjentit të tij se ai do të bashkohet me Man United vetëm nëse largohet nga Bayerni këtë verë.

Zbulohen detajet e kontratës, sa do të fitojë Matthijs de Ligt pas transferimit te Man Utd
Lexo po ashtu Zbulohen detajet e kontratës, sa do të fitojë Matthijs de Ligt pas transferimit te Man Utd

Por klubi i Bundesligës thuhet se po kërkon mbi 50 milionë euro për shitjen e mbrojtësit. Kjo është diçka që Man United nuk dëshiron ta paguajë pasi ka paguar para të mëdha për nënshkrimin e Leny Yoro.

Djajtë e Kuq duhet të shesin të paktën një mbrojtës mes Victor Lindelof ose Harry Maguire për të financuar nënshkrimin e një tjetër qendërmbrojtësi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori