LAJMI I FUNDIT:

Ulet ndjeshëm inflacioni në Shqipëri, INSTAT: Ndikim të fortë pati ulja e çmimit të naftës

Ulet ndjeshëm inflacioni në Shqipëri, INSTAT: Ndikim të fortë pati ulja e çmimit të naftës
Foto: Ilustrim

Niveli i çmimeve të konsumit  ka pësuar një ulje të ndjeshme përgjatë marsit në Shqipëri.

Sipas INSTAT inflacioni ka zbritur në nivelin 5.3% nga 7.1 që ishte në shkurt të këtij viti.

Ndikim kryesor në uljen e inflacionit kanë dhënë çmimet e  karburanteve të cilat gjatë marsit janë shitur në nivele më të ulëta në krahasim me periudhën e para nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë.


Aktualisht një litër naftë në vend po shitet  me 184 lekë ndërsa benzina me 186 lekë. Sipas INSTAT çmimet e grupit “Transporti” të ndikuara nga karburantet  u ulën  me -0,49 %  .

Ndërkohë që rritja  vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”  që janë rritur me 3,94 % pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”si  dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” .

Por edhe në këto grupe  nëse i krahasojmë me një muaj më parë konstatohet një ngadalësim i ndjeshëm .

Ulja e inflacionit është një faktor pozitiv për ekonominë shqiptare por edhe një mundësi për ulje të normave bazë të interesit. Gjatë muajit të fundit norma bazë e interesit arriti në 3% duke dhënë ndikim direkt në shtrenjtimin e kredive .Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të vijoj të ulet me ritme të shpejta në muajt e mbetur për tu kthyer në objektivin  e vendosur nga Banka Qendore në mesin e vitit të ardhshëm./Abc News

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori