LAJMI I FUNDIT:

UKZ nënshkruan marrëveshje për projektin milionësh

UKZ nënshkruan marrëveshje për projektin milionësh

Rektori i Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka nënshkruar marrëveshje me EACEA (Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian), për projektin milionësh të fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects, me titull: QUADIC – Quality development of international cooperation and project management.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i UKZ-së, Prof. ASS. Dr. Dukagjin Leka, duke folur për projektin QUADIC, ka thënë se ky projekt që është i pari i këtij lloji në Kosovë, ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare. Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në thirrjen e fundit të programit Erasmus + ka aplikuar si koordinator, duke u pranuar kështu suksesshëm.

Ai ka thënë se ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i projekteve janë fushat në të cilat jo vetëm UKZ, por të gjitha universitetet e Kosovës duhet të punojnë dhe të orientohen për të arritur në standardet që kanë universitetet nga Unioni Evropian dhe në këtë mënyrë duke rritur edhe cilësinë në studime.


Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit dhe ka gjithsej 18 partnerë vendorë, regjionalë dhe ndërkombëtarë, derisa do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Lajme
Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë,

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Politikë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Kalo në kategori