Ukrainasit godasin me raketë "portën e Krimesë", një urë e rëndësishme midis kontinentit dhe Krimesë

Ukrainasit goditën me raketë urën Chongarsky që lidh pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit Kherson me gadishullin e Krimesë, duke shkaktuar devijimin e trafikut, thanë zyrtarët e emëruar nga Rusia në të dy rajonet.
Vladimir Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia në Khersonit, tha se rruga ishte dëmtuar, por nuk kishte raportime për viktima.
Ai pretendon se raketat Storm Shadow me gjasë janë përdorur në sulm, transmeton Telegrafi.
Guvernatori i Krimesë, Sergei Aksyonov, tha se ekspertët po ekzaminonin vendin për të përcaktuar se kur mund të rifillonte trafiku mbi urë.
E njohur si "Porta e Krimesë", Ura Chongarsky është një nga disa urat që lidh Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
Urat përfaqësojnë një alternativë që lidh gadishullin dhe kontinentin. /Telegrafi/





















































