LAJMI I FUNDIT:

Ukraina tani ka më shumë tanke në terren sesa Rusia, thotë zyrtari i mbrojtjes amerikane

Ukraina tani ka më shumë tanke në terren sesa Rusia, thotë zyrtari i mbrojtjes amerikane

Ukraina tani ka më shumë tanke në terren sesa Rusia, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për The Washington Post.

“Tani për tani, ukrainasit kanë më shumë tanke në Ukrainë sesa rusët … dhe ata sigurisht kanë aftësinë për t’i përdorur ato”, citohet të ketë thënë zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, për The Post.

Sidoqoftë, Business Insider shkruan se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim dhe është e paqartë saktësisht se sa tanke si Rusia dhe Ukraina kanë në këtë luftë, përcjell Telegrafi.


Por raporti vjen pasi vendet perëndimore u zotuan të dërgojnë më shumë armatime të rënda në Ukrainë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër një ofensive të përtërirë ruse në rajonin lindor të Donbasit.

Zelensky: Ukraina ishte vetëm fillimi, Rusia ka plane për të pushtuar vende të tjera
Lexo po ashtu Zelensky: Ukraina ishte vetëm fillimi, Rusia ka plane për të pushtuar vende të tjera

Të enjten, presidenti Joe Biden njoftoi një paketë shtesë ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh që do të pajisë Ukrainën me artileri të rëndë dhe jo vetëm.

Paketa e parë e tillë, e shpallur më 13 prill, përfshinte qindra automjete të blinduara dhe helikopterë Mi-17.

Në fillim të këtij muaji, një zyrtar i Pentagonit i tha New York Times se SHBA do të ndihmojë me transferimin e tankeve të prodhimit sovjetik në Donbas.

Zyrtari nuk pranoi të thoshte se sa tanke do të dërgoheshin, ose nga cilat vende do të vinin.

Vendet evropiane kanë thënë gjithashtu se do të ofrojnë armë të rënda për Ukrainën, duke përfshirë tanke.

Në total, aleatët e Ukrainës kanë dërguar më shumë se 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i agresionit të Rusisë më 24 shkurt, raportoi BBC.

Për më tepër, trupat ruse po vazhdojnë të humbasin pajisje ushtarake.

Madje, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë të premten se trupat ruse kishin humbur më shumë se 800 tanke dhe më shumë se 2000 makineri të blinduara luftarake që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Ndërkohë një njoftim i inteligjencës, i publikuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes të premten tha se “me gjithë fokusin e rinovuar të Rusisë [në Donbas], ata ende po vuajnë nga humbjet e pësuara më herët në konflikt”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar aleatëve prej muajsh që të dërgojnë armë. Në një fjalim të martën, ai tha se Ukraina do ta kishte mundur tashmë Rusinë nëse do t’i jepeshin më shumë furnizime luftarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori