LAJMI I FUNDIT:

Ukraina merr 1.59 miliard euro të tjera nga BE-ja

Ukraina merr 1.59 miliard euro të tjera nga BE-ja

Ukraina ka marrë 1.59 miliardë euro në këstin e nëntë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian, ka thënë kryeministri i vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Denys Shmyhal tha se mbështetja buxhetore e bllokut ka arritur tashmë në rreth 15 miliardë euro këtë vit.

Ai shtoi se Ukraina pret të marrë 18 miliardë euro në vitin 2024 sipas “planit të mbështetjes” të BE-së – i cili synon të ndihmojë vendin e shkatërruar nga lufta të rindërtojë veten në mënyrë efektive.


Lajmi vjen në kohën kur sistemet e mbrojtjes të Ukrainës shkatërruan të gjitha armët ajrore të lëshuara nga Rusia gjatë natës, siç kanë thënë forcat ajrore të Ukrainës këtë mëngjes.

Sipas tyre, gjithsej 14 dronë sulmues, duke përfshirë 13 drone Shahed të prodhuar nga Irani, dhe një raketë lundrimi u shkatërruan të gjithë. /Telegrafi/