LAJMI I FUNDIT:

Ukraina iu thotë të dorëzohen trupave ruse në Kherson: Komanda e juaj ju la në mëshirë të fatit

Ukraina iu thotë të dorëzohen trupave ruse në Kherson: Komanda e juaj ju la në mëshirë të fatit

Drejtoria e Inteligjencës e Ukrainës i ka bërë thirrje çdo ushtari rus që është ende në bregun perëndimor të rajonit Kherson që të dorëzohet.

Në një mesazh në kanalin e saj Telegram, Drejtoria e Inteligjencës tha: “Ushtarë rusë! Siç pritej, pas tërheqjes së grupit kryesor të trupave të ushtrisë ruse nga Khersoni ukrainas, komanda juaj ju la në mëshirë të fatit. Komandantët tuaj ju nxis të vishni rroba civile dhe të përpiqeni të ikni vetë nga Kherson. Është e qartë se nuk do të mundeni”.

Mesazhi vazhdon:


“Kherson kthehet nën kontrollin e Ukrainës, njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës hyjnë në qytet. Rrugët e tërheqjes së pushtuesve rusë janë nën kontrollin e zjarrit të ushtrisë ukrainase. Çdo përpjekje për të kundërshtuar Forcat e Armatosura të Ukrainës do të ndalet. Çdo ushtar rus që reziston do të shkatërrohet”.

Drejtoria i tha ushtarëve rusë të mbetur se dorëzimi i menjëhershëm është “i vetmi shans për të shmangur vdekjen”.

“Në rast dorëzimi vullnetar, Ukraina ju garanton ruajtjen e jetës dhe sigurisë. Ne respektojmë Konventat e Gjenevës, i garantojmë të burgosurve të luftës ushqim, kujdes mjekësor dhe mundësinë e shkëmbimit tuaj me ushtarakët e Forcave të Armatosura të Ukrainës të mbajtur rob në Federatën Ruse”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kalo në kategori