LAJMI I FUNDIT:

Ukraina hedh poshtë propozimin rus për përfundimin e luftës

Ukraina hedh poshtë propozimin rus për përfundimin e luftës

Ukraina ka dënuar deklaratën e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov që krahason rusët me hebrenjtë e vrarë nga nazistët dhe Perëndimi me Adolf Hitlerin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko u bëri thirrje autoriteteve izraelite dhe organizatave hebraike që të dënojnë gjithashtu fjalimin e kryediplomatit.

Sipas gazetës shtetërore ruse TASS, Lavrov deklaroi se SHBA-ja kishte formuar një koalicion të vendeve evropiane “për zgjidhjen përfundimtare të ‘çështjes ruse'” ashtu si Hitleri “dëshiroi të zgjidhte “çështjen hebraike”.


Lavrov gjithashtu krahasoi aleatët perëndimorë të Ukrainës me Napoleon Bonapartin, “i cili mobilizoi pothuajse të gjithë Evropën kundër Perandorisë Ruse”, raporton skynews.

Nikolenko shkroi në Facebook se deklarata e Lavrov “njollos kujtesën e miliona viktimave të Holokaustit”, duke shtuar se “Rusia moderne është plot urrejtje për kombet e tjera”.

“Në gjyqet e Nurembergut, ministri i jashtëm (gjerman) Ribbentrop mohoi pjesëmarrjen në krimet e nazistëve, por kjo nuk e ndihmoi atë të shmangte dënimin. Ashtu si Lavrov nuk do të shmangë dënimin duke e paraqitur veten dhe Rusinë si viktimë”, vazhdoi postimi.

Ndryshe, Ukraina dhe bashkësia ndërkombëtare kanë thënë disa herë se nuk ka ndarje të shtetit ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori