LAJMI I FUNDIT:

“Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, deputeti ukrainas reagon pas takimit Zelensky-Vuçiq në Athinë

“Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, deputeti ukrainas reagon pas takimit Zelensky-Vuçiq në Athinë

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka komentuar takimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Athinë.

Goncharenko, deklaroi sot se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këto komente ai i bëri përmes një postimi në platformën “X”, derisa tha se Serbia është aleate e Rusisë dhe se Ukraina nuk mund ta tërheq në anën e saj.


Joseph, Zelenskyt: Bëhu gati të dëgjosh marrëzi nga Vuçiq për ‘neutralitetin’ serb ndaj agresionit rus
Lexo po ashtu Joseph, Zelenskyt: Bëhu gati të dëgjosh marrëzi nga Vuçiq për ‘neutralitetin’ serb ndaj agresionit rus

“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe Vuçiq pas takimit me Zelenskyn ka thënë se kanë folur edhe për situatën në Kosovë.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori