Ukraina dhe Maqedonia e Veriut do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në ditën e sotme (e enjte) në Kampionatin Evropian.

Dy ekipet përfaqësuese e nisën me humbje këtë evropian, ku Ukraina humbi 3-2 nga Holanda, derisa Maqedonia e Veriut u mposhtë 3-1 nga Austria.


Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare për dy ekipet përfaqësuese pasi duhet fitojnë pikë që të vazhdojnë ëndrrën për të kaluar grupin.

Për Maqedoninë e Veriut pritet që përsëri të luajnë katër futbollistë shqiptarë si Visar Musliu, Enis Bardhi, Arijan Ademi dhe Ezgjan Alioski.

3837346 Screen Shot 2021 06 16 at 2.16.34 PM

Ndeshja do të zhvillohet në Arena National në Bukuresht të Rumanisë me fillim nga ora 15:00.

Formacionet e mundshme:Formacioni mundshëm i Ukrainës: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Malinovskyi, Sydorchuk, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Tsygankov

Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut: Dimitrievski; S.Ristevski, Velkovski, Musliu; Nikolov, Bardhi, Ademi, Elmas, Alioski; Pandev, Trajkovski

/Telegrafi/Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

telegrafi sport app