Faturat e ujit janë shtrenjtuar, janë më të larta për 35% për qytetarët. Hotelierët reagojnë ndaj këtij vendimi, të cilët theksojnë se goditja e re do të prekë sektorin e biznesit si dhe punën e punonjësve të turizmit.

Të zemëruar edhe qytetarët, thonë se çdo ditë përballen me rritje të reja çmimesh, si me faturat ashtu edhe me ushqimet, ndaj nuk e dinë si do ta kalojnë muajin.


Nga Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit nga Struga, nga ana tjetër, çmimin e ujit nuk e përcakton komuna, por Komisioni Rregullativ në bazë të të dhënave dhe kostove të dorëzuara nga pushteti lokal.