Uji i qytetit të Strugës është i pastër dhe cilësor për pije

Qendra për Shëndet Publik në Ohër bën të ditur se uji i ujësjellësit të qytetit në Strugë është i pastër dhe mund të përdoret për pije, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, gjendja e cilësisë së ujit për pije nga ujëjsellësi i Strugës dhe fshatrave që furnizohen përreth është normalizuar. Rezultatet kanë treguar se uji është i pastër për pije.
Përndryshe, analizat e mëhershme kishin nxjerë në pah ndotjen e ujit për pije në qytetin turistik të Strugës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































