Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Prishtina”, Sokol Xhafa, gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se punëtorët e kësaj kompanie përballen me vështirësi në terren, disa edhe janë sulmuar fizikisht. Ai tha se brenda shtatë ditësh konsumatorët e amvisërisë duhet të paraqiten, që të paguajnë një 10 për qind të borxhit, e më pas me një kontratë të riprogramuar, për 36 muaj mund të paguajnë me këste pjesën e mbetur të borxhit.
Xhafa tha se disa konsumatorë nuk janë të përgjegjshëm në pagesën e borxheve që kanë ndaj kompanisë.
“Vet natyra e punës është e atillë që punëtorët tanë përballen çdo ditë me sfida. Sidomos në ujërat e ndotura gjejmë mbetje inerte, shtazë të ngordhura brenda gypave, material nga më të ndryshme, jorgan, jastëk dhe ato përfundojnë në sistemin e kanalizimit dhe duhet ta pastrojmë atë. Punëtori ynë duhet të hyj edhe në pesë metra nën tokë për të bërë pastrimin e saj. Nuk është punë që është nga më të lehtat, pjesa më e vështirë është e operimit dhe e mirëmbjatjes së sistemit. Ka pas raste që punëtorët tanë janë sulmuar fizikisht”, ka thënë ai.
I pyetur se a ka lehtësira për konsumatorët të cilët kanë borxhe të mëdha në këtë kompani, ai tha: “Nuk kemi çkyq asnjë prej borxheve, nuk kemi dërguar askënd tek përmbaruesi. Dd.m.th i kemi mirëkuptuar të gjithë konsumatorët që mund të mos kenë reflektuar me pagesa”.
Mirëpo, siç tha Xhafa për të ruajtuar stabilitetin e ndërmarrjes janë të detyruar të marrin disa masa ndaj konsumatorëve borxhlinjë.

Ai tregoi se brenda shtatë ditësh konsumatorët e amvisërisë duhet të paraqiten në KRU “Prishtina”, që të paguajnë një 10 për qindë të borxhit, ku më pas siç sqaroi ai me një kontratë të riprogramuar për 36 muaj mund të paguajnë me këste pjesën e mbetur të borxhit.
“Ashtu siç kemi paralajmëruar që do të fillojmë në shtator, ne e kemi shtyer edhe për një muaj. Tani listat janë të gatshme dhe brenda shtatë ditësh janë ftuar të gjithë konsumatorët që do të ftohen tek përmbaruesi privat që brenda shtatë ditësh të vijnë dhe të bëjnë pagesat me kushtin që të parandalojnë procedurën përmbarimore sepse ka kosto shtesë. Mirëpo nëse brenda shtatë ditësh nuk reflektojnë jemi të shtrënguar t’i dërgojmë rastet në përmbarimë, sigurisht duke mos i fut në përmbarim këta që i janë akumuluar borxhet vetëm gjatë pandemisë, por borxhlinjët e mëdhenjë që kanë qenë para kohës së pandemisë. Ne do të ofrojmë dhe lëhtësira për ta, ato nënkuptojnë që deri tani për tu fut në kontratë për borxhin e akumuluar, kushti ka qenë që deri tani të paguhet 30 për qind e borxhit të grumbulluar, që nga sot ne po lansojmë një mundësi apo lehtësi për konsumatorët, ata mund të paguajnë vetëm 10 për qind të borxhit të akumuluar dhe pastak të bëjnë kontratë të riprogramimit të borxhit deri në 36 muaj me këste, kjo vlen për pjesën e amvisërisë”.
Donatorët e huaj sipas tij, kanë dhënë kontribut të madh në kompaninë e Ujësjellësit “Prishtina”.
“Fatmirësisht i gjithë sektori i ujit ka përfituar nga donatorët e huaj. Nëse sektori i ujit është konsoliduar në këtë gjendje që jemi është fal tyre. Sepse tarifat që I kemi ne janë më të ulëtat në rajonë. Fal investimeve dhe mirëkuptimit të tyre në mbulojmë dhe zonat rurale që është shembull për gjithë rajonin, jo vetëm në Kosovë. Kjo është sfidë sepse krijon kosto, edhe të energjisë elektrike”, tha ndër të tjera, Xhafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit