LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi falë borxhlinjtë nga nëntori

Ujësjellësi falë borxhlinjtë nga nëntori

Kompania e Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuara se duke filluar nga muaji nëntor do të fillojë me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave (të secilit konsumatorë veç e veç) dhe zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve. Sipas njoftimit pwr media KUR ”Prishtina” sot publikon në web faqen e saj www.kur-prishtina.com, listat e të gjithë konsumatorëve në gjithsej 8 komuna, ata që do të jenë përfitues të faljes së borxheve për ujësjellës dhe kanalizim deri më 31 dhjetor 2008.

“Për shkak të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Konsumatorit, listat janë të përpiluara me kodin e faturës së secilit konsumator veç e veç, dhe shuma e borxhit që do t’i falet” thuhet në njoftim.

“Ujësjellësi njofton të gjithë konsumatorët e tetë komunave: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtimje, Lipjan , Graçanicë, Drenas dhe Obiliq, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, do të fillojë me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave (të secilit konsumatorë veç e veç) dhe zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve” ka njoftuar kompania Ujësjellësi.


“KUR ‘Prishtina’ i ka identifikuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit që kanë borxhe të pashlyera ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit e të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008. Nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, ashtu siç e përcakton Ligji, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave të lartcekura, ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike)”, theksohet në njoftim.

Pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, mund të bëhen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, deri më 2 shtator 2016.

Sipas njoftimit ata do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje për riprogramim borxhi dhe nuk i përmbaheni në përpikëri kësaj marrëveshje, atëherë ujesjellwsi obligohet që t’u vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

Ftojmë të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, përfitues nga falja e borxheve, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, të bëjnë kërkesën e tyre në KUR ”Prishtina”.

Konsumatorët e Komunës së Prishtinës duhet t’i drejtohen Zyrës për Konsumatorë pranë drejtorisë së KUR”Prishtina”sh.a.në Prishtinë,

Konsumatorët e Komunës së Fushë Kosovës duhet t’i drejtohen Njësisë Operative të Ujësjellësit/Fushë Kosovë,

Konsumatorët e Komunës së Podujevës-Njësisë Operative të Ujësjellësit/Podujevë,

Konsumatorët e Komunës së Lipjanit – Njësisë Operative të Ujësjellësit/ Lipjan,

Konsumatorët e Komunës së Shtimjes – Njësisë Operative të Ujësjellësit/ Shtimje,

Konsumatorët e Komunës së Drenasit – Njësisë Operative të Ujësjellësit/Drenas,

Konsumatorët e Komunës së Graçanicës-Njësisë Operative të Ujësjellësit/Graçanicë,

Konsumatorët e Komunës së Obiliqit-Njësisë Operative të Ujësjellësit/Obiliq. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori