Telegrafi

Korporatë Rugove nënshkruan marrëveshje ekskluzive me ujin mineral Kllokoti

Koporata Rugove ka nënshkruar marrëveshje ekskluzive me “Ujë Kllokoti” për shitje dhe distribuim të produkteve të këtij uji. Për më tepër uji Kllokoti ka traditë shumëvjeçare që daton që nga viti 1964.

Ky ujë njihet për raportin e balancuar të mineraleve, përbërjen optimale dhe përmbajtjen natyrale të dioksidit të karbonit. Gjithashtu ky ujë njihet për aftësi të shkëlqyera shëruese, veçanërisht në sëmundjet kronike të stomakut. 

Kllokoti është i vetmi ujë mineral në Kosovë që ambalazhohet në burim, duke u siguruar që të mbetet i freskët dhe i pastër. 

Kllokoti është një emër i njohur për konsumatorët e ujit mineral dhe bashkimi në brendet e Korporatë RUGOVE ndërlidhë traditën dhe angazhimin e korporatës për të ofruar cilësi në produktet e tyre.

Të gjitha produktet në korporatën RUGOVE u nënshtrohen kontrollave rigoroze të cilësisë dhe ashtu si çdo linjë tjetër e prodhimit edhe uji Kllokoti do të përmbushë dhe tejkalojë këto standarde.

Ju ftojmë të provoni shijen e ujit Kllokoti, tani si pjesë e familjes RUGOVE dhe të zbulojmë së bashku rëndësinë e ujit mineral natyral në përditshmërinë tuaj.

Korporata RUGOVE dhe uji i gazuar KLLOKOTI – bashkë për të ofruar më shumë se thjesht një produkt – po krijojnë një traditë të re të shijes dhe shëndetit.