LAJMI I FUNDIT:

Ugljanin: Duam të përfshihemi në bisedime për Veriun e Kosovës

Ugljanin: Duam të përfshihemi në bisedime për Veriun e Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut,  Sulejman Ugljanin, ka bërë të ditur se boshnjakët duan të jenë pjesë e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ugljanin ka potencuar kërkesën për diskutim në lidhje me veriun e Kosovës.

“Kërkoj që në këto bisedime të përfaqësuesve të Serbisë edhe të Kosovës, që të jemi të përfshirë si palë e barabartë, të diskutojmë rreth zgjidhjes së çështjes së Veriut të Kosovës, vend ku me shekuj kanë jetuar boshnjakët. Edhe ne kemi të drejtë të përfshihemi në diskutimet për Veriun e Kosovës”, tha Ugljanin në Info Magazine të Klan Kosovës.


Ugljanin ka thënë së çështja e boshnjakëve në Sanxhak mbetet e pazgjidhur, përderisa ka përmendur edhe boshnjakët në Veri të Kosovës.

“Boshnjakët e Sanxhakut janë popull autokton. Në Sanxhak kriza jugosllave nuk është zgjidhur, nuk është zgjidhur statusi i Sanxhakut. Ndërsa me zgjidhjen e Kosovës është bërë krim në lagjen e boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës. Nuk është zgjidhur çështja e lagjes së boshnjakëve, e nuk është ofruar zgjidhje as për pjesët tjera të Mitrovicës Veriore”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori