Uellsi ka krijuar një "hapësirë të re turistike" që njihet si metaverse, Visit Wales, me synimin për të promovuar disa nga përvojat dhe atraksionet e vendit te njerëzit në mbarë botën.

Me anë të organizimit, Uellsi shpreson t’u jap mundësi vizitorëve virtual nga e gjithë bota për të parë atë që vendi ka për të ofruar.


Bëhet e ditur se rreth 600 milionë njerëz vizitojnë metaverset çdo vit, në platforma të ndryshme.

Siç raportohet, metaverse e Uellsit është pjesë e platformës Spatial, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Organizatorët thonë se Uellsi është vendi i parë evropian që e përdor këtë qasje për ta promovuar veten si një destinacion turistik.

Screenshot 2 25

Ndryshe, veprimi vjen pasi një grup deputetësh zbuluan se Uellsit “i mungonte diçka” për të tërhequr vizitorët nga jashtë shtetit.

Edhe Ministrja e Turizmit, Hannah Blythyn, konfirmoi se metaverse i krijuar nga kompania iCreate është krijuar “për të rritur numrin e vizitorëve”.

“Duke shfaqur disa nga më të mirat që Uellsi ofron, ne po e vendosim atë në një sferë online ku njerëzit takohen çdo ditë”, tha Blythyn.

Vizitorët e Uellsit virtual mund të marrin përsipër kërkime duke përfshirë edhe aktivitete reale.

Metaverse tani është e hapur për publikun dhe mund të integrohet në telefona inteligjentë, tabletë, laptopë, kompjuterë dhe përmes kufjeve Meta Quest. /Telegrafi/