LAJMI I FUNDIT:

UEJL-ja sqaron opinionin rreth bashkëpunimit të tyre me UNT-në

UEJL-ja sqaron opinionin rreth bashkëpunimit të tyre me UNT-në

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, në lidhje me preokupimet e këtyre ditëve rreth formave të mundshme të bashkëpunimit midis Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universitetit “Nënë Tereza”, UEJL-ja sqaron opinionin e gjerë publik, si vijon:

”Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), tashmë është në vigjilje të shënimit të 15 vjetorit të themelimit. Dhe, në ketë periudhë, një ndër aktivitetet e rëndësishme të Bordit të universitetit, të udhëhequr nga përfaqësues të themeluesve, është edhe dizajnimi i Planit të ri strategjik për zhvillimin e universitetit. Pikërisht, në këtë fazë, janë duke u shqyrtuar edhe zhvillimet e fundit në arsimin e lartë në Maqedoni. Në qendër të analizës është gjetja e modeleve të qëndrueshme të universitetit, me qëllim të ruajtjes së misionit dhe standardeve ndërkombëtare të krijuara në universitet, para së gjithash falë edhe ndikimit të përvojave ndërkombëtare. Normalisht, e gjithë kjo shikuar në spektrin e ofertave të arsimit të lartë kundrejt nevojave reale të tregut dhe resurseve ekzistuese akademike.

Në mungesë të strategjive të qarta të zhvillimit të arsimit të lartë në rajon dhe iniciativave të shpeshta publike për masovizimin e qasjes në arsimin e lartë, dëshirojmë që edhe ne si universitet të japim kontributin tonë në optimizimin dhe racionalizimin e ofertës akademike, me theks të veçantë në arsimin e lartë në gjuhen shqipe. Para së gjithash, duke u bazuar edhe në përkushtimin e Universitetit të Evropës Juglindore për shkëmbimin e përvojave me institucionet tjera të arsimit të lartë për ta rritur cilësinë akademike, që është parakusht i domosdoshëm për një zhvillim ekonomik dhe shoqëror.


Gjatë përpilimit të strategjisë së universitetit, janë duke u shqyrtuar të gjitha modelet e bashkëpunimeve, sipas përvojave më të fundit në hapësirën e përbashkët evropiane të arsimit të lartë dhe nevojave të tregut. Gjithashtu, janë duke u konsultuar të gjithë faktorët ndikues në sferën e arsimit të lartë për të gjetur modelet më optimale të bashkëpunimit dhe se për rezultatet eventuale, opinioni publik do të njoftohet ne kohë.”(sic)/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori