Vëzhguesit teknik të UEFA-s, me një koleksion vëzhguesish ekspertësh, duke përfshirë Sir Alex Fergusonin, Dejan Stankovic dhe Ioan Lupesku, kanë zgjedhur dhjetë gola të mira të sezonit të Ligës së Kampionëve.
Goli më i mirë i sezonit 2016/17 në UEFA Ligën e Kampionëve është zgjedhur ai i sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic, i cili shënoi ndaj Real Madridit në finalen e Cardiffit.
Pas golit të Mandzukicit, në vend të dytë radhitet mesfushori Casemiro, i cili shënoi një gol të bukur nga largësia ndaj Napolit në 1/16-tën e finales, ndërsa podiumi plotësohet me Thomas Delaney i Kopenhagës që shënoi në grupe ndaj Club Burgge në fitoren 4-0.
Edhe goli i Arjen Robben në fitoren 5-1 të Bayernit ndaj Arsenalit nuk e la pa u vlerësuar, ndërsa pas tij në vendin e pestë vjen goli i Gonzalo Higuainit në fitoren 2-0 ndaj Monacos në gjysmëfinale.
Në “Top 10” vend zunë edhe golat e Mesut Ozilit ndaj Ludogoretsit, ai i Antoine Griezmannit ndaj Rostovit, i Dani Alvesit ndaj Monacos, i Cristiano Ronaldos ndaj Sporting Lisbonës dhe Alexis Sanchezit ndaj Ludogortsit. /Telegrafi/
1.Mario Mandzukic (Juventus 1-4 Real Madrid) 03/06/2017
https://www.youtube.com/watch?v=rb-b-3cXvOs
2.Casemiro (Real Madrid 3-1 Napoli) 15/02/2017
https://www.youtube.com/watch?v=yCEa5E8rNZY
3.Thomas Delaney (Kobenhavn 4-0 Club Brugge) 27/09/2016
https://www.youtube.com/watch?v=Vl5IhOt6okg
4.Arjen Robben (Bayern 5-1 Arsenal) 15/02/2017
https://www.youtube.com/watch?v=2ojcq8HK7gg
5.Gonzalo Higuain (Monaco 0-2 Juventus) 03/05/2017
https://www.youtube.com/watch?v=Db2YJKEVrV8
6.Mesut Ozil (Ludogorets 2-3 Arsenal) 01/11/2016
https://www.youtube.com/watch?v=2a0TRSz4858
7.Antoine Griezmann (Atlético 2-1 Rostov) 01/11/2016
https://www.youtube.com/watch?v=WG0eE0H0iTM
8.Dani Alves (Juventus 2-1 Monaco) 09/05/2017
https://www.youtube.com/watch?v=OKswFuAbL_k
9.Cristiano Ronaldo (Real Madrid 2-1 Sporting CP) 14/09/2016
https://www.youtube.com/watch?v=SdK0Eb9khM4
10.Alexis Sanchez (Arsenal 6-0 Ludogorets) 19/10/2016