UEFA publikon një video ku Shaqiri shihet duke festuar ‘çmendurisht’ pasi ia futi topin mes këmbëve një bashkëlojtari

UEFA ka publikuar një video nga stërvitja e Përfaqësueses së Zvicrës, ku protagonisti kryesor është ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.
Zvicra luan sot ndeshjen e dytë të Grupit A në Euro 2020 ndaj Italisë në Olimpico të Romës me fillim nga ora 21:00.
Helvetikët duket se janë në humor të mirë, pavarësisht se e nisen Kampionatin Evropian vetëm me barazim ndaj Uellsit.
Atmosferën e mirë të zviceraneve e pasqyron më së miri një video e publikuar nga faqja zyrtare e UEFA-s për Euro 2020.
Në video shihet ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri teksa feston si i ‘çmendur’, pasi ia futi topin mes këmbeve një bashkëlojtari.
Kjo video më vonë u postua edhe nga faqja zyrtare e Shaqirit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































