UEFA po përgatitet që të bëjë një revolucion të thellë në kuadër të fazës së grupeve në Ligës së Kampionëve.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, propozimi ishte që çdo skuadër t’i luajë nga dhjetë ndeshje në grup, me këto plane që ishin bërë qysh në fillim të këtij viti.


Nuk kishte interesim në fillim, mirëpo situata tani ka ndryshuar, me atë çfarë kërkojnë klubet evropiane, për më shumë ndeshje.

UEFA Champions League 2020 Portugal lisbon 660

Diskutimet për këto ndryshime radikale do të vazhdojnë në këtë javë, e që pritet të jetësohen në vitin 2024.

Vendimi final do të merret në vitin 2021 me dy formate të Ligës së Kampionëve dhe me 36 klube pjesëmarrëse – aty ku përfshihen nga dhjetë takime për çdo skuadër.

1586781194 809387 1586781506 noticia normal recorte1

Sipas modelit të parë, skuadrat do të ndaheshin në gjashtë grupe dhe nga gjashtë skuadra dhe do të përballeshin me njëra-tjetrën brenda dhe jashtë.

Në formatin e dytë, 36 klube do të luanin nga dhjetë ndeshje me dhjetë kundërshtarë të ndryshëm që do të përdorej sistemi i Zvicrës që përdoret po ashtu edhe në futbollin amerikan.

the uefa champions league kicks off on tuesday

Besohet se është duke u rritur simpatia për sistemin e Zvicrës, e që mendojnë se do t’i përshtatej mjaftë mirë Ligës së Kampionëve, ku një skuadër luan ndaj tre kundërshtarëve nga dy herë.

Sistemi i propozuar zviceran do të lejonte që liderit të grupit të luante më shumë ndeshje, duke sjell më shumë interesim te tifozët.

Champions League trophy AP 571 855

Me coronavirusin që ka shpërthyer në të gjithë botën, tifozët do të kishin së paku çfarë të shikonin në televizorët e tyre, me një spektakël.

Por, mbetet të shihet se cili nga formatet do të votohet në vitin 2021, derisa bisedimet do të vazhdojnë gjatë tërë këtij viti. /Telegrafi/

telegrafi sport app