LAJMI I FUNDIT:

UEFA nis hetimet për Sanchezin, mungoi në testin anti-doping

UEFA nis hetimet për Sanchezin, mungoi në testin anti-doping

Ende pa mbushur një javë si futbollist i Manchester United ka probleme për sulmuesin kilian Alexis Sanchez.

Arsenal dhe Manchester United duhet të japin një shpjegim drejt Uefa-s pasi Alexis Sanchez mungoi në testin e anti-dopingut në fillim të javës, teksa kiliani po finalizonte një transferim te Djajtë e Kuq.

Sipas spanjolles Sport, trupi qeverisës i Evropës ishte në Londër në fillim të javës, por nuk u njoftua nga Topçinjtë se 29-vjeçari nuk do të ishte prezent për të dhënë gjak.


Dy klubet e Premier League – bashkë me dy herë fituesin e FA Cup – tani e kanë punën pisk, dhe duhet të shfaqen për një seancë dëgjimore të Uefa-s për të shpjeguar mungesën e ish-yllit të Barcelona-s.

Sanchez u konfirmua zyrtarisht si lojtari i United të hënën, në një shkëmbim me armenin Henrikh Mkhitaryan që shkoi në Emirates.

Por raportet nga Spanja pretendojnë se kiliani është zgjedhur nga Uefa për t’iu nënshtruar testeve të gjakut, dhe duhet të shpjegojë përse mungoi në kontrollin e dopingut.

Një lajm i hidhur për Sanchez, i cili pritet të debutojë me United ditën e premte ndaj Yeovil në FA Cup.

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori