UEFA konfirmon stadiumet që do t’i presin finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2021, 2022 dhe 2023

Tashmë është zyrtare dhe UEFA i ka caktuar stadiumet ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kampionëve për vitet 2021, 2022 dhe 2023.
Këto vendime u morën nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e së martës në kryeqytetin slloven Lubjana.
Finalja e vitit 2020 ka qenë e ditur dhe do të mbahet në Ataturk Olympic Stadium me 30 maj.
UEFA për një vit më pas, vitin 2021 e ka zgjedhur stadiumin e Zenit St Petersburg.
Në vitin 2022 finalja e madhe do të zhvillohet në Gjermani, në stadiumin Allianz Arena ku luan Bayern Munich.
Finale e Ligës së Kampionëve 2021 : Stadiumi i St. Petersburgut, St Petersburg, Rusi2022 : Allianz Stadium, Mynih, Gjermani2023 : Wembley Stadium, Londër, Angli
Wembley Stadium do ta pres finalen e vitit 2023 të garës më të madhe në botë.
Sa i përket Ligës së Evropës, finalja e 2021 do të zhvillohet në Ramon Sanchez-Pizjuan. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































