UEFA hap procedurë disiplinore kundër yllit të Chelseat pas incidentit me djalin e topave kundër PSG-së
Sulmuesi anësor i Chelseat, Pedro Neto rrezikon ndonjë dënim pas incidentit me një fëmijë gjatë ndeshjes ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetarit të BBC, Nizaar Kinsella, UEFA ka nisur procedura disiplinore kundër sulmuesit anësor të Chelseat, Pedro Neto.
Reprezentuesi portugez dyshohet për sjellje josportive pasi shtyu një djalë që mbledh topa, në minutat e fundit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
Neto po përpiqej ta kthente shpejt topin në lojë dhe shtyu një djalë që i jepte topat, i cili e pengoi ta bënte këtë.
Si Neto ashtu edhe trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, kanë kërkuar falje për incidentin pas ndeshjes.
UEFA pritet të marrë një vendim në kohën e duhur, shton raporti. /Telegrafi/


























