Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka dënuar Kombëtaren e Anglisë për tri shkelje në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Danimarkës.

Organi më i lartë i futbollit në Evropë, ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Anglisë me një gjobë financiare prej 25 mijë funteve.


FA ishte akuzuar për tri shkelje pas ndeshjes gjysmëfinale me Danimarkën, ku Anglia fitoi me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

getty schmeichel kane 1120

Një lazer tregues shkëlqeu në fytyrën e portierit danez Kasper Schmeichel në momentin që Harry Kane po e godiste penalltinë dhe kjo është një shkelje sipas UEFA-s.

Dy arsyet tjera për këtë dënim janë tifozët anglezë, të cilët fishkëllyen himnin danez si dhe ndezën fishekzjarre në ndeshjen gjysmëfinale në Wembley.

3169660 64948648 2560 1440

Gjithsesi ky po shihet si një dënim i ulët nga UEFA për Federatën e Futbollit të Anglisë.

Kombëtarja angleze të dielën do të luaj në ndeshjen finale të Euro 2020, ku në Wembley do të përballet me Italinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app