LAJMI I FUNDIT:

Uebfaqja i Man United bllokon shitjen e fanellave pasi u anulua planin për numrin që e barti së fundmi Ronaldo

Uebfaqja i Man United bllokon shitjen e fanellave pasi u anulua planin për numrin që e barti së fundmi Ronaldo

Alejandro Garnacho duket se do t’i dorëzohet fanella ikonë me numrin 7 te Manchester United, me faqen e klubit që nuk pranon porosi për numrin aktual të fanellës së tij.

Cristiano Ronaldo, David Beckham, Eric Cantona dhe George Best janë ndër lojtarët që kanë veshur fanellën me këtë numër te United. Numri aktualisht është i lirë sepse askush nuk e ka synuar që kur portugezi u largua për në Arabinë Saudite në dhjetor.

Por, ka pasur sugjerime të përsëritura gjatë muajve të fundit se Garnacho mund të jetë gati të ndjekë hapat e idhullit të tij, Ronaldo dhe të ndryshojë numrat për sezonin 2023/24. Anësori 18-vjeçar ka veshur numrin 49 që kur u inkuadrua nga akademia në ekipin e parë.


Rio Ferdinand deklarohet rreth padrejtësisë që po i bëhet Ronaldos
Lexo po ashtu Rio Ferdinand deklarohet rreth padrejtësisë që po i bëhet Ronaldos

Megjithatë, pasi ka impresionuar me pesë gola dhe pesë asistime në 36 paraqitje, argjentinasi është i gatshëm të bëjë një ndryshim të numrit.

United ka nxjerrë fanellën e tyre të re për sezonin e ardhshëm, por tifozët nuk mund të blejnë një me ‘Garnacho 49’ në anën e pasme për momentin.

Menyja pasuese në faqen e internetit të klubit i lejon mbështetësit të blejnë çdo fanellë tjetër të lojtarëve të ekipit të parë dhe numrin e tyre, por Garnacho mungon në listë, ndërsa ishte raportuar se Jadon Sancho mund ta marrë numrin 7, mirëpo duket se do t’i takojë sulmuesit të talentuar argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori