Mesfushori i Zurichut, Toni Domgjoni, pritet të jetë  shqiptari i radhës që do të  luajë në Serie A, pasi Udinese është vënë seriozisht pas tij.

Sipas mediave italiane të afërta me klubin frulian, Udinese tash e sa kohë është vënë në gjurmët e lojtarit nga Kosova, i cili deri tani ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës.


Drejtuesit e Udineses kanë nisur bisedimet me ata të Zurich, për arritjen e një marrëveshje për transferimin e mesfushorit në Itali.

Domgjoni

Domgjoni tani 22-vjeçar, tash e tri vit është pjesë ekipit të parë të FC Zurich.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 14 ndeshje, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime.

toni domgjoni fcz

Kontrata e lojtarit me klubin zviceran përfundon në këtë verë.  /Telegrafi/

telegrafi sport app