LAJMI I FUNDIT:

Udhëzimet e reja tregojnë sa kalori duhet t’i konsumoni gjatë ditës

Udhëzimet e reja tregojnë sa kalori duhet t’i konsumoni gjatë ditës

Mbipesha dhe obeziteti janë të dëmshme për shëndetin e përgjithshëm të njeriut, prandaj shtetet e ndryshme janë duke bërë çmos që ta zvogëlojnë numrin e njerëzve mbipeshë dhe obezë në vendet e tyre.

P.sh., britanikët tani janë duke u inkurajuar të hanë më shëndetshëm dhe ta menaxhojnë sasinë e kalorive që i konsumojnë, transmeton Telegrafi.

Shëndeti Publik i Anglisë ka vendosur kufizime të reja që synojnë ndalimin e epidemisë së ngrënies së tepërt.


Statistikat nga viti i kaluar tregojnë se 63% (shifër shqetësuese) e të rriturve në Angli kanë probleme me peshë –   ku 36% prej tyre janë mbipeshë, ndërkaq 27% janë klasifikuar si obezë.

Sa kalori duhet t’i konsumojnë brenda ditës?

Udhëzimet e reja i inkurajojnë britanikët (por që normalisht mund t’i aplikojë  secili person në botë) që t’i shpërndajnë kaloritë kryesore në tri shujta gjatë ditës.

Kjo do të thotë se duhet t’i konsumoni 400 kalori në shujtën e mëngjesit, 600 në shujtën e drekës dhe 600 në shujtën e darkës.

Sidoqoftë, sasia totale ditore e rekomanduar të kalorive që i konsumoni mbetet 2,000 për femrat dhe 2,5000 për meshkujt.

Vlen të ceket se mirëmbajtja e peshës së shëndetshme nënkupton edhe një balancim mes ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimeve fizike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori