LAJMI I FUNDIT:

UD i Kryeprokurorit të Prishtinës thotë se rasti i Endrit Shalës është duke u proceduar si “sulm”

UD i Kryeprokurorit të Prishtinës thotë se rasti i Endrit Shalës është duke u proceduar si “sulm”

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të duhet të përgjigjet edhe një herë para ligjit për veprimet e tij.

Ai viteve të fundit ka qenë i akuzuar për krim të organizuar në lidhje me vepra penale të korrupsionit në rastin “MTPT, si dhe i dënuar për gjuajtjen me armë që e kishte bërë pasi ishte liruar nga akuza e “MTPT”-së. Shala tash do të përgjigjet për një sulm ndaj gazetarit të portalit “Indeksonline”.

Rasti kishte ndodhur mbrëmjen e së martës së 17 dhjetorit, para hyrjes së Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ministri Shala kishte qenë duke qëndruar pas plagosjes së një bashkëpartiaku të tij nga Nisma Socialdemokrate.


AGK kërkon shkarkimin e Endrit Shalës, pas videos ku shihet duke e goditur gazetarin
Lexo po ashtu AGK kërkon shkarkimin e Endrit Shalës, pas videos ku shihet duke e goditur gazetarin

Disa fotografi që kishte shkrepur një gazetar i portalit “Indeksonline”, kishin irrituar ministrin Shala, i cili pastaj kishte sulmuar atë.

Lidhur me këtë rast, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, për “Betimi për Drejtësi”, tha se është regjistruar si “Sulm”, ndërsa me rastin është duke u marrë, prokurorja Edina Jupolli.

“Edina Jupolli ka qenë kujdestare. Është duke u proceduar, i regjistruar si Sulm”, tha Munishi për “Betimi për Drejtësi”.

Policia interviston Endrit Shalën për rrahjen e gazetarit
Lexo po ashtu Policia interviston Endrit Shalën për rrahjen e gazetarit

Ndryshe, vepra penale “sulmi”, është e paraparë me nenin 184 të Kodit Penal, ndërsa dënimi i paraparë, është me gjobë apo në burgim deri në një vit, ndërsa nëse sulmi kryhet me përdorim të armës apo ndonjë mjeti të rrezikshëm, dënimi i paraparë është nga gjashtë muaj deri në tre vjet burgim.

Po ashtu, kjo vepër penale është e dënueshme deri në tre vjet burg, edhe nëse kryet ndaj viktimës së ndjeshme ose është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori