LAJMI I FUNDIT:

UBT vlerëson lart betejën e personelit shëndetësor kundër Covid-19

UBT vlerëson lart betejën e personelit shëndetësor kundër Covid-19

Shumë mjekë dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë në këtë kohë janë mobilizuar, duke luftuar pa u lodhur për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Për këtë, ata meritojnë respektin dhe falënderimet e pafunda. Kjo është një betejë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pafund të tyre.

Ndaj, UBT falënderon të gjithë personelin shëndetësor që po punojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës, si dhe stafin akademik të Fakulteteve të Shkencave Mjekësore të UBT-së, të cilët, me kolegët e tyre janë në vijën e parë të frontit, duke ndihmuar pacientët që ta luftojnë virusin Covid 19.

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi me mirënjohje vlerëson kontributin e të gjithë mjekëve të cilët po tregohen heronj të vërtetë në këtë kohë.


“Në këto ditë të vështira, është përgjegjësia jonë e përbashkët si shoqëri të mbështesim njëri-tjetrin dhe përpjekjet e institucioneve për të parandaluar përhapjen e Coronavirus-it (Covid-19). Prandaj, përmes këtij mesazhi në emër të të gjithëve në UBT, duam të falënderojmë stafin e UBT-së që po punojnë në QKUK, Institutin e Shëndetit Publik, si dhe në klinika e qendra mjekësore për të ndihmuar trajtimin e njerëzve, si dhe në parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ata po punojnë në kushte dhe rrethana të vështira, kështu që ne jemi mirënjohës ndaj tyre. Dhe u themi fuqishëm: Ne jemi të gjithë me ju!”, thuhet në falënderimin e rektorit Hajrizi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori