UBT shënoi me një aktivitet shumë domethënës Ditën Ndërkombëtare pa Makina, të cilit iu bashkuan një numër i madh i studentëve dhe stafit të UBT-së.
Nën moton “Një ditë pa vetura për një shëndet të mirë ambient të pastër”, pjesëmarrësit me biçikleta realizuan një xhiro në formë të marshit përreth qytetit, përmes të cilit synuan të ndikojnë në sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe format se si mund ta bëhet më së lehti një gjë të tillë.
Qëllimi i këtij aktiviteti të UBT-së ishte që, po ashtu, të vetëdijesohet masa mbi atë se sa e nevojshme është që zonat përreth qyteteve të mos frekuentohen gjithmonë nga veturat, në mënyrë që të ruhet cilësia e shëndetit dhe mjedisit. /Telegrafi/