Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane ishte i ftuar i veçantë i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në një bashkëbisedim me studentët mbi rrugëtimin e tij nga student në sipërmarrës i suksesshëm.
Si vlerësim për rrugëtimin e tij 30 vjeçar në botën e sipërmarrjes universiteti UBT i dorëzoi Mirënjohje për kontributin e tij në ndërmarrësi, zhvillim ekonomik dhe përgjegjësi sociale në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.
Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Prof. Dr. Edmond Hajrizi duke e falënderuar Samir Manen për pranimin e ftesës theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi midis universitetit dhe biznesit.
“E vlerësojmë shumë gjithçka që ju personalisht dhe grupi BALFIN ka bërë për zhvillimin ekonomik, për ngritjen e talenteve si edhe në fushën e filantropisë. Është kënaqësi për ne t’ju kemi në auditorët tona për të na rrëfyer modelin tuaj të suksesit ashtu siç mirëpresim bashkëpunimin më të ngushtë jo vetëm mes grupit BALFIN dhe UBT, por edhe të kontribuojmë bashkërisht në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës përmes të rinjve të shkëlqyer”, shtoi ai.
I pyetur nga studentët për fillimet e tij, Samir Mane tregoi rrugëtimin e tij si sipërmarrës nga një student i ri i cili braktisi studimet për të emigruar në Austri deri më sot ku Grupi BALFIN, i krijuar prej tij, është i pranishëm në 10 vende të ndryshme. “
“Unë nuk studiova dot për atë që doja, ekonomi dhe biznes, por sot bëj atë që gjithnjë dëshiroja dhe akoma dua. U diplomova për inxhinieri dhe miniera por sot jam sipërmarrës sepse këtë kërkoja dhe për këtë punova. Nuk mjafton vetëm të jesh në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, por kërkohet edhe shumë punë për të arritur atë që do”, u tregoi ai studentëve të UBT.
Lidhur me interesimin e studentëve për mendimin e tij rreth Inteligjencës Artificiale, Mane theksoi se “për mua AI do të ndryshojë botën për mirë. Nëse do të dimë ta përdorim siç duhet në të mirën tonë, Inteligjenca Artificiale do të na mundësojë të jemi më efikas në punën tonë”.
Interesimit të studentëve për lidhjet ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës, Samir Mane u përgjigj: “Marrëdhëniet ekonomike kanë mbetur prapa në krahasim me këmbimet kulturore. Sot tregu i artit midis dy vendeve është njehsuar thuajse krejtësisht, ndërkohë që ka akoma barriera artificiale për këmbimin ekonomik. Duhet që shtetet të ndërtojnë politika që të mbështesin këmbimin ekonomik sepse vetëm kështu mund të konsiderohemi një treg me interes për investitorët e huaj”.
“Secilit prej jush do t’i këshilloja të merrej me sipërmarrje…Ne mund të punojmë bashkërisht për të dhënë shpresën për të rinjtë, të punojnë në Shqipëri e Kosovë e bashkë të krijojmë kushtet për të ardhmen që të gjithë duam”, u tha Mane studentëve.
Ky është takimi i i dytë i presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane me studentët e Prishtinës.
Pak muaj më parë ai ka qenë në auditor me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit publik të Prishtinës, duke u përgjigjur interesimit të tyre.
Grupi BALFIN është i pranishëm në Kosovë me kompanitë Neptun Jumbo dhe Balfin Real Estate ku përveç aktiviteti ekonomik ka një kontribut të rëndësishëm edhe në projekte me impakt social.
Nëpërmjet Fondacionit Mane deri më sot janë realizuar një sërë projektesh si ngritja e laboratorit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, pajisja me monitorë e pavijonit të Kirurgjisë në Klinikën Universitare të Prishtinës.
Fondacioni Mane, së bashku me Neptun e Jumbo Kosova ndihmuan fëmijët në Fshatin SOS Prishtinë, si edhe realizuan rikonstruksionin e një kopshti fëmijësh në Fushë Kosovë, një tjetër në Mitrovicë, një park publik në Gjilan. Po ashtu, u ndihmuan 10 familje, të cilat kishin pësuar dëme nga përmbytjet e shiut në Pejë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?