Gjesti ka shkaktuar sërish kaos e shou në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP.

Kësaj radhe, Xheneta siç pretendon ai ‘i vodhi’ cigaret në çantën e Drenushës.


Mbi këtë veç Xhenetës, u acarua edhe Drenusha Latifi, ku i kërkoi llogari artistit pejan.

Xheneta madje kërkonte që Vëllai i Madh të reagojë dhe t’i kërkojë Gjestit të reflektonte.

Ajo u shpreh tutje se Gjesti vazhdoi të tymoste me Leon.

Gjesti dhe Xheneta më pas vazhduan përplasjen me njëri-tjetrin, teksa u lënduan të dy.

Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë gjëra të tilla e përplasen për cigare. /Telegrafi/