Ajo që po ndodh ditë me radhë në kufirin shqiptaro-grek është vazhdim i një sjellje poshtëruese dhjetëravjeçare e qeverisë greke ndaj emigrantëve shqiptarë kontribuues të padiskutueshëm në ekonominë greke si fuqi punëtore, por edhe intelektuale, kulturore e sportive. Është një sjellje injoruese, inferiore antinjerëzore dhe antikushtetuese e shtetit shqiptar ndaj qytetarëve të tij.
Le të mendojmë një çast sikur kjo radhë e stisur të ishte në anën tjetër të kufirit me grekë apo italianë që do të donin të hynin në vendin tonë. Reagimi i qeverive do të ishte krejtësisht i ndryshëm, nuk do të kishte një ministër rendi që do t’u tregonte qytetarëve procedurat, por një ministër Rendi që do ta kalonte natën me qytetarët e vetë deri në gjetjen e zgjidhjes. Nuk do të kishte një kryeministër të papërgjegjshëm, i cili nga shezlongu buzë detit Jon, do t’u kujtojë emigrantëve që procedurat janë të njëjta për çdo vend të BE, por një kryeministër, i cili jo vetëm do të kishte ngritur në këmbë Ministrinë e Jashtme, por edhe do të kishte krijuar shtabe të emergjencës duke dërguar në pikat doganore ekipe mjekësh, ndihma ushqimore, ujë dhe kabina tualeti që t’ua lehtësonte sado pak emigrantëve këtë radhë të gjatë. Të mos harrojmë që kryeministrit, të cilit i kërkohet ky angazhim është edhe ministër i Jashtëm dhe kryetari i OSBE-së.
Në radhë pritje ka pleq, të sëmurë, fëmijë pa asnjë ndihmë dhe qeveria është me pushime. Janë shqiptarë që vijnë çdo vit të takojnë familjarët apo të kalojnë pushimet në vendin e vetë, të cilët sa herë vijnë betohen që nuk kthehen më, pikërisht nga keqtrajtimi dhe mungesa e vëmendjes së shtetit amë ndaj tyre, në kufi, zyra të gjendjes civile, hipoteka e të tjera. E megjithatë ata përsëri vijnë dhe do të vijnë pasi gjaku nuk bëhet ujë. Sa herë vijnë e njëjta situatë, aq e madhe është indiferenca ndaj tyre sa që duket sikur të gjitha palët janë mësuar dhe mjaftohet me revolta të çastit të emigrantëve të argasur nga keqtrajtimi.
Për ditë me radhë sytë dhe mendimet e shqiptarëve ishin në Kakavijë dhe Kapshticë me lutjet të mos ndodhte më e keqja, por ajo ndodhi sot.
Sot, u sos edhe durimi, sot u vra një fëmijë, jo nga ambulanca, por nga indiferenca, nuk është aksident, por është krim shtetëror ndaj qytetarëve të vetë.
Vrasja e sotme duhet te jetë objekt hetimi nga SPAK dhe jo nga prokuroria e rrethit. Dinjiteti i atyre emgrantëve duhet të vihet në vend, gjaku i atij fëmije kërkon drejtësi.
Prokurorë dhe gjyqtarë boll luajtët me dispozitat ligjore në kualifikimet aspak objektive të veprave penale. Vasaliteti ndaj pushtetit ju ka zhveshur çdo ndjenjë njerëzore. U vra një fëmijë, u krye një krim dhe kriminelët duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Veproni ju, më parë se të veprojë zemërimi qytetar mbi ju.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEJGJGJG.jpg)
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re