Gjatë orëve të mëngjesit në një stacion treni në Çaçak të Serbisë ka ndodhur një tragjedi.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në vendin ku njerëzit presin trenat, një burrë - me një mjet shpërthyes - hodhi veten në erë.


Screenshot 8

Ai ka ndërruar jetë në vend.

"Siç dëgjuam, burri ishte ulur në stol, pas së cilës ai aktivizoi mjetin shpërthyes dhe hodhi veten në erë. Ne nuk ishim aty, nuk e dimë nëse ndodhi pikërisht kështu, por kjo është ajo që dëgjuam", ka thënë njëri nga njerëzit që ka qenë afër stacionit hekurudhor.

Screenshot 9

Në vendngjarje ndodhen një numër i madh efektivësh të policisë, të cilët po hetojnë ngjarjen.

Përveç tij, nuk është raportuar për persona të tjerë të lënduar. /Telegrafi/