LAJMI I FUNDIT:

U përurua objekti i ri i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë të Rahovecit

U përurua objekti i ri i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë të Rahovecit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi kanë përuruar sot objektin e ri të shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë të Rahovecit.

Ministri Bajrami përgëzoi kryetarin e Komunës për ndërtimin e kësaj shkolle dhe tha se ky është model i mirë i kujdesit për banorët e këtij fshati, sepse sot po përurohet një shkollë moderne, një shkollë ku fëmijët do të marrin edukim cilësor.

Ai theksoi se MAShT do ta mbështetë Komunën e Rahovecit me shkolla tjera.
“Si Qeveri e Kosovës jemi të obliguar që të punojmë për juve, bashkë me juve, që të rinjve tanë t’ju krijojmë kushte që ata të edukohen në paqe, në liri, të krijojmë një gjeneratë, e cila nesër do të marrë përsipër edhe përparimin e përgjithshëm të shtetit tonë”, tha Bajrami dhe uroi mësimdhënësit, prindërit e nxënësit për shkollën e re.
Bajrami përmendi faktin se po ndërtohen dhe tha se do të ndërtohen edhe shumë shkolla tjera, në mënyrë që fëmijëve t’ju ofrohet një mësim cilësor.
“Mendoj se ka një vullnet edhe të mësimdhënësve, edhe prindërve dhe nxënësve që ne mund të punojmë për të ndërtuar një sistem cilësor të edukimit”, tha Ministri.


Kryetari i Kuvendit, Veseli theksoi se kjo është një shkollë e bukur, por tha se do të vazhdohet gjithandej Republikës së Kosovës që të gjitha shkollat të kenë objekte të tilla dhe mësimi të zhvillohet vetëm me një ndërrim.
“Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë që në çdo shkollë të Republikës së Kosovës sa më shpejt të kenë kabinete të informatikës”, tha kryetari Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori