Dy supermakina Ferrari janë përfshirë në një aksident të rëndë në Itali më 4 mars 2023. Drejtuesit e dy mjeteve kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur me një mur, duke bërë që njëra nga makinat të marrë flakë. Incidenti u kap në një video e cila u postua nga SupercarsNews.
Sipas një raportimi të Italy 24 News, aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në Osimo, një qytet në provincën e Ankonës, Itali. Shkaku i përplasjes është ende nën hetim.
Sipas policisë lokale, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e madhe, e cila edhe mund të shihet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë. Vlen të përmendet se policia tashmë po shqyrton pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=FPccvW064to
Në video, mund të shihni Ferrarin e kuq duke dalë nga rruga pas një kthese, e ndjekur nga afër nga Ferrari me ngjyrë blu, veturë e cila fluturoi në ajër përpara se të përplasej me gardhin e një shtëpie dhe të merrte flakë. Pjesët e të dy makinave u panë duke fluturuar teksa ndodhi përplasja, ndërsa shoferi i Ferrarit të parë u pa duke zbritur nga supermakina e kuqe pas përplasjes.
Sipas raportit, dëshmitarët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet e urgjencës dhe në vendngjarje kanë mbërritur mjekët për të shpëtuar dy shoferët. Dy shoferët e lënduar u transportuan në spitalin Doric në Torrette. Gjendja e tyre u raportua të jetë e mirë.
Në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit e repartit Osimo dhe termocentralit të Ankonës për të shuar zjarrin që përfshiu Ferrarin ngjyrë blu.
Raportet thanë gjithashtu se dy shoferët ishin një belg dhe një holandez – të dy ishin me pushime së bashku me miqtë në rajonin Marche. Se kush po drejtonte cilën makinë mbetet për t’u parë.
Ky incident është një mesazh mbi rëndësinë e vozitjes në mënyrë të përgjegjshme dhe pasojave të mundshme të tejkalimit të shpejtësisë. Por si një rregull i përgjithshëm, merrni parasysh që pasionin tuaj për shpejtësi të madhe ta shprehni në pistat e garave, e jo në rrugë publike, kjo për sigurinë tuaj dhe të të gjithëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

BMW prezanton M4 më të shtrenjtën ndonjëherë

Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Audi po ndryshon strategjinë e emërtimit - çfarë do të thotë kjo?

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania