LAJMI I FUNDIT:

U përplasen gjatë ndeshjes, Bellingham flet për incidentin me Lisandro Martinezin

U përplasen gjatë ndeshjes, Bellingham flet për incidentin me Lisandro Martinezin

Jude Bellingham foli me elokuencë teksa hodhi poshtë grindjen e tij në fushë me Lisandro Martinez gjatë fitores së Real Madridit ndaj Manchester United.

Martinez, i cili humbi fundin e sezonit të kaluar pasi pësoi një dëmtim kundër Sevillas, është rikthyer në gjendje të plotë para sezonit 2023/24.

Ai është në SHBA me skuadrën e Unitedit për turneun e tyre para-sezonal, me Djajtë e Kuq që pësuan një humbje 2-0 ndaj gjigantëve të La Ligës të mërkurën.


Megjithatë, në disfatë, mbrojtësi argjentinas bëri të njohur praninë e tij teksa u përplas me Bellinghamin, i cili reagoi me zemërim.

Lisandro kundër Bellingham, ‘lufta’ që vodhi vëmendjen e derbit mes Man Utd dhe Real Madridit
Lexo po ashtu Lisandro kundër Bellingham, ‘lufta’ që vodhi vëmendjen e derbit mes Man Utd dhe Real Madridit

Reprezentuesi anglez u ngrit në këmbë dhe më pas shtyu Martinezin, i cili u ndëshkua për ndërhyrjen e tij të ashpër.

Dani Carvajal më pas vrapoi drejt vendit të incidentit dhe e shtyu Martinezin, duke shkaktuar një përleshje të vogël mes të dy grupeve të lojtarëve.

Bellingham, i cili shënoi një gol të bukur, foli pas ndeshjes për incidentin me mbrojtësin e Unitedit, por tregoi se nuk i ka mbetur aspak hatri.

“Përplasja e vogël me Martinezin është një nga ato gjëra që ndodhin. Ai është një lojtar i shkëlqyer. Unë hyra në pjesën e parë dhe po bëja disa gjëra. Por, më pas ai erdhi për të më uruar të gjitha të mirat kur u largua, dhe unë me të vërtetë e respektova”, ka thënë fillimisht Bellingham.

“Unë e di se çfarë ndodh në fushë mbetet në fushë. E pashë atë në fund të lojës dhe i urova më të mirat. Mund ta respektoj atë kur dy lojtarë përpiqen të fitojnë për ekipin e tyre dhe mund të bëhen bashkë dhe të jenë të respektueshëm pas lojës”.

“Ai është një konkurrent i madh dhe një lojtar i madh. Ashtu si unë, ai dëshiron të fitojë. Ndonjëherë nuk mund të përmbahemi. Kjo është pjesë e lojës. Unë jam vërtet i respektueshëm. Mund ta kemi atë moment pas ndeshjes”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Ndërkombëtare
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset
Perez u pagoi nga një bonus marramendës secilit lojtar të Real Madridit për eliminimin e Atleticos

Perez u pagoi nga një bonus marramendës secilit lojtar të Real Madridit për eliminimin e Atleticos

Liga e Kampionëve
Rodrygo e ngacmoi i pari, por Paredes e ‘mbyti’ krejtësisht me përgjigje brazilianin

Rodrygo e ngacmoi i pari, por Paredes e ‘mbyti’ krejtësisht me përgjigje brazilianin

Ndërkombëtare
Pasi iku nga Kosova dhe iu bashkua Suedisë, Besfort Zeneli vazhdon të jep intervista: Jam i lumtur që luaj për këtë Kombëtare

Pasi iku nga Kosova dhe iu bashkua Suedisë, Besfort Zeneli vazhdon të jep intervista: Jam i lumtur që luaj për këtë Kombëtare

Ndërkombëtare
Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Ndërkombëtare
Kalo në kategori