Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ka qenë së fundmi e ftuar në “The Elite Way” me Elita Rudin.
Ajo ka folur për karrierën profesionale, jetën private e po ashtu edhe për shumë gjëra të tjera.
Mes të tjerash, ajo u pyet nëse i ka penguar që emri i saj ka qenë shumë i komentuar në Big Brother VIP Kosova 2, për shkak të ish-partnerit të saj, Bleros.
E njëjta tha se nuk e kishte problem dhe se moti është ‘vaksinuar’ rreth këtyre gjërave.
Në një tjetër intervistë, Teuta ka treguar për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga artisti.
Ajo tha se ishte përpjekur, por që thjesht martesa e tyre nuk ka funksionuar.
Bashkë ndajnë një vajzë të quajtur, Tara. /Telegrafi/