LAJMI I FUNDIT:

U përkul për ta vënë në shtratin të birin që e kishte zënë gjumi, e ëma humbi baraspeshimin dhe përfundoi me të në shtrat (Video)

U përkul për ta vënë në shtratin të birin që e kishte zënë gjumi, e ëma humbi baraspeshimin dhe përfundoi me të në shtrat (Video)

Një nënë në Dallas të Teksasit e ka kuptuar në një mënyrë të pazakontë se sa është rritur djali i saj.

Në videon e publikuar më poshtë ajo shihet duke qëndruar e ulur në një karrige duke u munduar ta vente në gjumë foshnjën e saj, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi që ia arriti qëllimit, u ngrit në këmbë për ta vendosur në shtrat. Megjithatë, derisa u përkul ajo humbi baraspeshimin dhe përfundoi së bashku me të birin në shtratin e fëmijëve.


Pamjet e kësaj ngjarje të pazakontë menjëherë janë bërë virale, kurse të gjithë kanë pyetur se si ka qenë e mundur që e ëma të dalë nga shtrati pa e zgjuar të birin. /Telegrafi/