Dikur një volejbolliste premtuese, Kayla Simmons vendosi të hiqte dorë nga karriera e saj sportive në mënyrë që të ndiqte një punë që i sjell të ardhura shumë më të larta.
26-vjeçarja, e cila konsiderohej si sportistja me gjoksin më të bujshëm në Amerikë, e kuptoi se kishte sukses kur shpërndante fotografi provokuese në Instagram, ndaj mori një ftesë nga Playboy dhe tani punon për revistën e famshme.
Bukuroshja amerikane ishte përjashtuar edhe nga ekipi i kolegjit, pikërisht për shkak të fotografive lakuriqe.
“Ata thoshin se fotografitë që i publikoj, janë të papërshtatshme. Më kërkuan që ta fshija llogarinë time në rrjetet sociale”, ka deklaruar Kayla dhe pranoi se nuk donte ta bënte këtë.
“Incidenti në kolegj më dha disa mësime të vlefshme. Më është hequr e drejta për të luajtur sportin tim të preferuar. Pikërisht atëherë kuptova se nuk duhet t’i lini njerëzit e tjerë të ndikojnë në mënyrën se si duhet të ndiheni”, ka theksuar Simmons. /Telegrafi/