Dy zyrtarë policorë janë suspenduar përkohësisht nga puna për shkak se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se përfshirja e tyre paraqet shkelje të rëndë disiplinore, transmeton Telegrafi.
“Me datë 13.11.2021, Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, njëri me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore.
Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se ” Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë