U përfshi në një aksident, më pas sulmoi edhe policin – arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK”, në Mitrovicë, sot në orët e hershme të mëngjesit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në aksident trafiku ku ishte i përfshirë në shenjë pakënaqësie, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































