Bamba Dieng nuk do ta harrojë kurrë 1 shtatorin e vitit 2022, pasi i ka ndodhur një gjë shumë e papritur.

Sulmuesi senegalez kishte vendosur të largohet nga Olympique Marseille pasi konkurrenca në këtë klub ishte e madhe pas nënshkrimeve me Alexis Sanchez e Luis Suarez.


22-vjeçari fillimisht kishte rënë dakord për tu transferuar te Leeds United në Ligën Premier dhe Marseille gjithashtu kishte arritur marrëveshje me klubin anglez.

Screenshot 6 3

Reprezentuesi senegalez ishte në aeroport të Marseilles për tu nisur drejt Anglisë kur në atë moment erdhi një ofertë më e lartë financiare nga skuadra tjetër franceze OGC Nice.

Në atë moment Dieng ndërroi mendje duke refuzuar Nicen, por më e rënda për të do të vinte pas disa orëve.

Sulmuesi qendror mori aeroplanin për të shkuar në Nice, ku nuk arriti t'i kaloj testet mjekësore dhe transferimi i tij dështoi tek klubi kuqezi.

Dieng ka kontratë me Marseillen deri në verën e vitit 2024, por ai mund ta finalizoj ende transferimin te Nice pasi sot do të ketë teste të reja mjekësore dhe dy klubet kanë marrë leje speciale nga Ligue 1 për tu kryer transferimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app