LAJMI I FUNDIT:

U mundua të plaçkit palestrën, por nuk e dinte se ajo ishte e një luftëtari të MMA-së – pendohet keq i riu (Video, +16)

U mundua të plaçkit palestrën, por nuk e dinte se ajo ishte e një luftëtari të MMA-së – pendohet keq i riu (Video, +16)

Një djalë i ri është munduar të plaçkit palestrën e një luftëtari të MMA-së, por brenda pak sekondave u pendua keq për këtë veprim.

Siç raporton FoxLA duke cituar policinë, plaçkitësi është futur në palestër në Burbank në Kaliforni, duke mbajtur në dorë revole, transmeton Telegrafi.

Instruktori Jacob Powell, luftëtar amator i kategorisë MMA, ishte duke ushtruar një nxënës të tij kur i dyshuari i fut në palestrën e tij.


Poëell ka arritur që t’ia heq revolen nga dora plaçkitësit, dhe nuk e ka lëshuar derisa është shfaqur në vendin e ngjarjes policia.

“Kam reaguar instinktivisht. I kam përdorur disa teknika të xhudos për t’ia hequr revolen nga dora. Njëri nga djemtë të cilin po e ushtroja i ka telefonuar policisë derisa unë e mbajta për dorë”, ka deklaruar Powell.

Nuk dihet se si e kishte “mbajtur për dorë” ky luftëtar i MMA-së, por në video mund të shihet se si policia e nxjerr plaçkitësin nga palestra të mbuluar në gjak. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=GirKnU8BNzE